Ariu polar qëllohet me armë, pasi sulmoi rojet e anijeve të lundrimit

Ariu polar qëllohet me armë, pasi sulmoi rojet e anijeve të lundrimit

Një ari polar është vrarë pasi ka sulmuar një roje anijesh në arkipelagun Svalbard të Norvegjisë, brenda rrethit të Arktikut.

Roja pësoi dëmtime në kokë, por është jashtë rrezikut për jetën.

Ai u caktua për të mbrojtur turistët që kishin zbritur në ishullin më verior të Svalbard nga MS Bremen, i cili operohet nga Hapag-Lloyd Cruises.

Kompania gjermane e lundrimit tha se rojet e qëlluan ariun për "vetëmbrojtje".

I plagosuri u transportua me urgjencë në spital në qytetin Longyearbyen, në ishullin Spitsbe.

Svalbard është një shkretëtirë e akullnajave që shtrihet midis Norvegjisë dhe Polit të Veriut.

Rreth 60% e saj është e mbuluar me akull dhe 3,000 arinj polarë thuhet se e tejkalojnë popullsinë njerëzore.

Një ari polar i fotografuar pasi u qëllua për vdekje në Svalbard

Të gjitha anijet në zonë janë të detyruar të punësojnë roje për të mbrojtur udhëtarët që mos ti ndodhë ndonjë gjë.

"Ka rregulla shumë të rrepta këtu, pasi ishujt vizitohen nga shumë arinj polare gjatë verës, kështu që të gjithë duhet të jemi vigjilentë kur jemi në breg", shkruante një udhëzues në një post në faqen e internetit të Hapag-Lloyd.

Kritikët online, duke përfshirë komedianin britanik Ricky Gervais, fajësuan sulmin ndaj ndërhyrjes njerëzore në territoret e arinjve polar shkruan BBC.

Associated Press raporton se 18 anije turistike do të vendosen në këtë javë në Longyearbyen, vendbanimi më i madh i Svalbard.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy