Gramoz Ruçi do të jetë kreu i ri i Kuvendit, ndërsa vendin e tij në krye të grupit parlamentar të PS-së do ta zërë nënkryetari aktual, Taulant Balla. Këtë fakt e konfirmoi kryeministri Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS.
“Gramozi është jo vetëm kryetari i natyrshëm, por edhe figura që do të ngjitet në atë pozicion. Në Kuvend të kthehet respekti për ata që na kanë zgjedhur. Fund rrumpallës së deritanishme. Asgjë nuk ia justifikon më Shqipërisë një Kuvend që nuk ka të krahasuar për nga niveli i debatit dhe edukatës me odat kuvendore të qindra viteve më parë në zonat më të thella të Shqipërisë. Kjo duhet të ndryshojë dhe Gramozi është garancia për këtë. Taulant Balla do të marrë drejtimin e grupit parlamentar”, tha Rama.



