
Tridhjetë vite në Shtëpinë e Bardhë mbledhur në një foto të vetme.
Në ceremoninë mortore të Barbara Busha, gruaja e George H.W. Bush (në foto ulur në karrige), president në vitet 1988-1992, janë mbledhur katër “padronët” e shtëpisë presidenciale.
Aty mungon vetëm Donald Trump, i cili nuk mori pjesë për arsye sigurie. Bush senior, Bill Clinton (1993-2000), George W. Bush (2001-2008), Barack Obama (2009-2018).
Në foto janë edhe katër Zonjat e Para, që pasuan Barbara Bushin: Hillary Clinton, Laura Bush, Michelle Obama dhe Melania Trump.



