Nuk do të lejojmë askënd që të përvetësojë këtë fitore. Armiku ynë shpresonte se do të hiqnim dorë nga kujtimi i 9 majit si fitore ndaj nazizmit.
Kështu tha Presidenti ukrainas Voladymyr Zelensky në një mesazh gjatë së hënës, duke iu referuar faktit se edhe ukrainasit e kanë mposhtur nazizmin.
Një deklaratë e tillë vjen teksa Rusia pretendon se ndërhyrja ushtarake në Ukrainë bëhet për të “denazifikuar” vendin.
Ndër të tjera, Zelensky shtoi se po luftojnë për lirinë e fëmijëve duke u shprehur i bindur se do e fitojnë luftën.
Nuk do të harrojmë kurrë se çfarë bënë paraardhësit tanë gjatë luftës së dytë botërore, ku u vranë mbi 8 milionë ukrainas. Shumë shpejtë do të jenë dy ditë të fitores së Ukrainës.
Mesazhi i Zelensky u dha me rastin e 9 majit, fitores së Bashkimit Sovjetik mbi nazizmin, teksa në Rusi po mbahet paradë ushtarake dhe festime përkujtimore.



