148 raste të reja dhe asnjë i vdekur nga Covid-19 në Kosovë

148 raste të reja dhe asnjë i vdekur nga Covid-19 në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se janë kryer 1,028 teste për COVID-19 në Kosovë dhe nga to, 148 kanë rezultuar pozitivë.

Ai njofton se asnjë i vdekur nuk është shënuar në 24 orët e fundit.

Zemaj përmes një statusi në Facebook ka bërë thirrje për institucionet qendrore e lokale që t’i “ndalin urgjentisht seminaret, punëtoritë dhe format e tjera të organizimit ku ka grumbullim njerëzish, sikurse edhe veprimtaritë e ndryshme, të panevojshme”.

Ai ka njoftuar se po vazhdojnë testimet edhe nëpër shkolla në nivel vendi.

“Deri më sot, 410 shkolla janë testuar, 10 prej tyre me rekomandim të IKSHPK-së kanë kaluar nga skenari A në skenarin C. Këtë javë, tri nga to kanë kaluar në skenarin C”, ka shkruar Zemaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy