Lufta tregtare e SHBA/ Plani i ri i tarifave doganore, tronditen tregjet financiare

Lufta tregtare e SHBA/ Plani i ri i tarifave doganore, tronditen tregjet financiare

Prej mëngjesit të së shtunës kanë hyrë në fuqi tarifat shtesë prej 10% të vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump për shumicën e produkteve që Shtetet e Bashkuara importojnë nga pjesa tjetër e botës, veprim i cili duket se ka shkaktuar tronditje për tregtinë globale.

Tregjet e aksioneve në SHBA kanë mbyllur javën më të keqe që nga viti 2020, ndërkohë që Presidenti Trump thotë se biznesi i madh nuk shqetësohet për tarifat dhe se tarifat do të mbushin ekonominë amerikane.

Biznesi i madh nuk shqetësohet për tarifat, sepse ata e dinë se janë këtu për të qëndruar, por ata janë të fokusuar në marrëveshjen e madhe, të bukur, e cila do të rrisë ndjeshëm ekonominë tonë. Kjo është shumë e rëndësishme.

Ndër vendet që janë prekur të parat nga tarifa doganore 10% janë Australia, Britania, Kolumbia, Argjentina, Egjipti dhe Arabia Saudite.

Importet nga Bashkimi Europian do të taksohen me 20%, ndërsa ato nga Kina me 34%, duke e çuar totalin e tarifave të reja për Kinën në 54%. Kanadaja dhe Meksika përjashtohen nga tarifat e reja, për shkak të një tarife të mëparshme 25% të vendosur për mallrat që lidhen me krizën e fentanilit dhe që nuk respektojnë rregullat e origjinës të marrëveshjes SHBA-Meksikë-Kanada.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy