Meta për projektin Vlorë-Orikum: E kam lajmëruar 4 herë Ramën, s'mora përgjigjje

Meta për projektin Vlorë-Orikum: E kam lajmëruar 4 herë Ramën, s'mora përgjigjje

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur sot akuzave se ai ka dashur të bëhet pengesë për projektin e rrugës Vlorë-Orikum. Meta e pranon se nuk ka dhënë miratimin e tij, por për shkak se ka dashur të zbatohet ligji, kushtëtuta dhe të ketë transparencë për çështjen. Sipas presidentit përveç shkresave për Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave ka vënë në dijeni edhe vetë Ramën në kohën kur udhëhiqte Ministrinë për Europën dhe Punën e Jashtme.

Meta thotë se katër shkresa i janë dërguar Ramës, por ai ka neglizhuar në rastin më të mirë ose thjesht ka dashur të shkelë kushtetutën. 

”Rama në një shfaqje teatrale deklaron me zë e figurë që i ka bërë të gjitha negociatat me Fondin Saudit për Zhvillim. Zotëria thotë që ka bërë të gjitha negociatat, MFE thotë që s’ka pasur.

Si konkluzion i gjithë kësaj maskarade, duket qartë që ose janë kryer negociata siç thuhet në kundërshtim me ligjin, të dyshimta, për interesa të palës shqiptare. Pa autorizim të Presidentit. Dhe këtë e konfirmon FSHZH dhe kryeministri.

Ose nuk janë kryer fare negociata siç thotë MFE. Ose negociata të paligjshme, ose qeveria miraton nëj draft-marrëveshje të panegociuar. Të gjitha rrugët të çojnë në shkelje.

Në çdo rast vihet në dyshim mbrojtja e interesave të qytetarëve që paguajnë për çdo hua dhe borxh që merret.

Pse e bllokon Presidenti, sepse ka kërkuar transparencë, ligjshmëri dhe zbatim të Kushtetutës. Nuk është puna e Presidentit nëse kryeministri ka harruar apo nuk do të zbatojë Kushtetutën. Presidenti me shkresë të datës 4 janar 2021, për të mos lejuar këtë ka publikuar shkelje flagrante.

Kryeministri do që të autorizohet një marrëveshje e panegociuar, apo një marrëveshje në shkelje të Kushtëtutës.

E kam vënë në dijeni 4 herë si ish- ministër të Jashtëm Edi Ramën, s’kam marrë asnjë përgjigje për të paraqitur këtë shqetësim.  Kurse në Vlorë e paska ngritur këtë shqetësim. Do të shohim edhe ku ka probleme të veta. Është e qartë që këtu është shpërdoruar edhe mirëbesimi i palës tjetër.”- tha Meta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy