Gjokaj: Mos u mashtroni nga tabelat për shitjen e apartamenteve që në gropë, është lojë për të ngritur çmimin (VIDEO)

Gjokaj: Mos u mashtroni nga tabelat për shitjen e apartamenteve që në gropë, është lojë për të ngritur çmimin (VIDEO)

Gjin Gjokaj, ekspert i pasurive të paluajtshme, thotë se rritja e çmimeve për blerjen apo qeratë e apartamenteve, vjen si pasojë e kërkesë-ofertës. Në studion e MCN, Gjoka tha se dyndja nga rrethet dhe nevoja për apartamente, të cilat jepen me qera ditore për turistët, e ka rritur kërkesën.

Çdo tre muaj ka rritje çmimesh. Duke pasur kërkesë shumë të madhe në lidhje me shtëpitë e dyta, janë me mijëra që kërkohen sot për Booking. Kur llogarisim shtretërit e hoteleve, ne jemi shumë mangët. Pse këto çmime? Ka kërkesë-ofertë. Është rritja e çmimeve të lëndës së parë, rritja ekrahut të punës.

Janë 26 mijë banorëtë rinj në Tiranë çdo vit. Po vijnë nga të gjitha rrethet. Janë disa statistika që ne i prekim me dorë përditë. Zyrtarët dhe bankierët përbëjnë 50% të blerjeve me kredi.

Gjoka renditi zonat me çmimet më të larta për qera dhe shitje.

Ne jemi me një grup investitorësh që duan të investojnë në Shqipëri. Deri dje e kemi pasur 28% kontratën e zhvillimit, sot e kemi 40%. Marrim Fushën e Aviacionit. Deri dje ishte deri 1250 euro. Sot kemi shitur me 1750 euro, është pallat me fasadë të ventiluar.

Sot më të shtrenjtat janë Blloku, Rruga e Elbasanit, Pazari i Ri, Komuna e Parisit, Farka etj. Sot te Kodra e Diellit nuk merr dot nën 140-150 mijë euro nuk e merr dot të kompletuar. Zona pas 9-katësheve, shkon deri në 3 mijë euro.

Ka rritje të kërkesës për vila. Zona e Bllokut dhe Komunës së Parisit nën 600-800 euro nuk ka qera.

Në fund, ai paralajmëroi blerësit, të mos bien pre e një truku të ndërtuesve për rritjen fiktive të çmimit.

Sot Astiri është një Tiranë e dytë. Ka të huaj që banojnë aty, kërkohet për blerje. Ka edhe pallate të reja me apartamente bosh. Qytetarët të mos bien pre e ndërtuesve. Sa hapet gropa, shkruhet „Janë shitur”. Është taktikë! Mbahet çmimi i karikuar.

186 mijë shtëpi në Shqipëri bosh, kjo është ekonomi e vdekur. Po degradon ndërtimin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy