Adrenalina, aventura dhe motorët janë kthyer sërish në Shqipëri me edicionin e 21-të të “Rally Albania”. Korça është zgjedhur si një nga ndalesat kryesore të këtij eventi ndërkombëtar, falë terreneve që për garuesit ofrojnë sfidë dhe kënaqësi të pakrahasueshme.



