Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se të gjithë fermerët e pajisur me NIPT do të kenë mundësinë të përfitojnë naftën pa taska.
"Naftë pa taksa" , kjo ka qënë kryefjala e ditës së sotme nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale të kryeministrit.
Rama është shprehur se ka filluar procedura ligjore për garën e shpallur nga Ministria e Bujqësisë , duke inkurajuar fermerët të cilët nuk janë pajisur me NIPT, për ta hapur një të tillë, duke përfituar kështu nga platforma e re.
Kjo platformë mbështetëse do të fillojë të vihet në zbatim që nga viti i ardhshëm për të gjithë fermerët e pajisur me NIPT.
STATUSI NGA EDI RAMA
MIRËMËNGJES
dhe me lajmin që procedura ligjore për NAFTË PA TAKSA për të gjithë fermerët e pajisur me NIPT ka nisur me garën e shpallur nga Ministria e Bujqësisë, si edhe me nxitjen për të gjithë fermerët e papajisur me NIPT, që të nxitojnë ta marrin, ju uroj një muaj të mbarë



