
Shteti i Nju Jorkut ka arritur imunitetin e tufës, që do të thotë 70% e popullatës së rritur ka marrë të paktën një dozë të vaksinës Covid.
Ky është një moment historik që lejon heqjen e plotë ose në masën më të madhe të kufizimeve.
Dyqanet, restorantet, palestrat mund të zgjedhin nëse në mjediset e brendshme do të mbahet apo jo maska.
Të pavaksinuarit do të duhet të vazhdojnë të mbajnë distancën shoqërore dhe të mbajnë një maskë fytyre.
Guvernatori Andrew Cuomo tha se përpjekja tani do të përqendrohet në zonat ku ka rezistencë ndaj vaksinave.



