Dy gra u vranë dhe katër persona të tjerë u plagosën në një bibliotekë në Nju Meksiko pasi një burrë hapi zjarr krejt papritur.
Ngjarja ndodhi në bibiliotekën publike të qytetit të vogël Clovis.
Menjëherë policia rrethoi zonën dhe pas rreth një orë tratativash, autori i ngjarjes u dorëzua.
Dy prej të plagosurve mësohet se janë në gjendje të rëndë.



