Vdekja e dy minatorëve në Tropojë/ Debreshi: Edhe sa minatorë duhet të vdesin që shteti të mos marrë masa! (VIDEO)

Vdekja e dy minatorëve në Tropojë/ Debreshi: Edhe sa minatorë duhet të vdesin që shteti të mos marrë masa! (VIDEO)

Dita e djeshme u mori jetën dy minatorëve në një minierë kromi në Lajthizë të Tropojës.

Për këtë ngjarje tragjike, minatori dhe aktivisti Elton Debreshi, thotë për edicionin e lajmeve në MCn TV, se minatorët në Shqipëri vazhdojnë të vdesin, ndërkohë që asnjëherë pronarët nuk arrestohen, sepse ata merren vesh me shtetin.

Sipas tij, shteti nuk merr masa edhe kur vdekjet e minatorëve shtohen dita-ditës, dhe se nuk plotësohen as kushtet elementare të punës.

Kemi parë që janë arrestuar teknik ose ata që na nxjerrin nga miniera, kurse pronari rrinë i qetë, shteti në këto raste shteti duhet të tregohet më i drejtë, janë mbi 20 punëtorë që kanë gjetur vdekjen në miniera, gjithmonë faji ngelet jetim, ose e merr viktima me vete. Ne jemi në zi të dy dëshmorëve të nëntokës, por fatkeqësisht edhe sa vdekje duhet të ndodhin që shteti të marrë masa, qoftë më kushtet e punës, qoftë me shfrytëzim barbar të minierave, me pagat.

Sipas Debreshit, tragjedia nuk ndalon këtu. Siç ka ndodh rëndom pas këtyre rasteve, hetimet i kanë nxjerr viktimat në faj, duke mos përfituar më pas as familja, që e bën edhe më të rënduar situatën në familjet e tyre.

Ne kishim rastin e minatorit Muharrem Plaku që pas 7 ditësh u nxor i vdekur, ai ishte futur në galeri me urdhër të dikujt tjetër. Ka raste kur në procesverbale, kur ka humbje jete, tekniku i manipulon në zyrën e tij, dhe nuk ka si të merret firma e minatorit, vetëm e hedh firmën tekniku.

Ato më pas do dalin që ishin në faj, dhe familja e tij do dali në rrugë, nuk do i takoj asnjë lekë, siç ka ndodh në shumë raste.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy