Meta u përgjigjet sharlatanëve që thonë se LSI ka frikë nga reforma në Drejtësi

Meta u përgjigjet sharlatanëve që thonë se LSI ka frikë nga reforma në Drejtësi

Nga Konventa Zgjedhore në Tiranë, kreu i LSI Ilir Meta nënvizoi rëndësinë që ka reforma në drejtësi dhe zbatimi i saj për hapjen e negociatave të integrimit europian. Gjatë fjalës së tij Meta theksoi se vendi nuk ka nevojë për konflikt politik sepse konflikti politik është sporti më i urryer në Shqipëri.

Por Meta iu përgjigj edhe akuzave në disa media se LSI nuk e do reformën në drejtësi, duke i cilësuar këta persona si sharlatanë dhe papagallë të cilëve nëse u bëhet vetting dalin fajtorë. Kryeparlamentari Meta tha se vendi ka nevojë për një sistem drejtësie më pranë qytetarit dhe të drejtës, dhe se duhet të marrin fund manovrat e papranueshme për ta zhbërë këtë reformë.

"Të gjithë ata sharlatanë, apo papagallë që përsërisin se LSI ka frikë nga reformë, po t’u bësh këtyre një vetting, do të dalin shumë keq dhe asnjë nuk do ta kalojë, përveç ndonjërit që ka bindjen e tij mbi bazë të njër perceptimi të gabuar. LSI luftoi për një vullnet të pashoq, sepse reforma bëhet për të ardhmen integruese të vendit. Sepse reforma pa konsensus do të thotë ndërprerje e aspiratës integruese të vendit. Cilido që thotë se po të kishte kaluar reforma në mënyrë të njëanshme, unë po ju them që është vetëm një mashtrues që nuk njeh rekomandimet e Kopenhagenit.  Duhet të bëjmë çdo gjë që kjo reformë të ecë përpara me sukses të plotë dhe me transparencë të madhe, në mënyrë që askush të mos ketë mundësi të zhbëjë me manovra të papranueshme, këtë reformë që duhet të prodhojë një drejtësi të besueshme për të gjithë qytetarët shqiptarë", tha Meta. 

Sipas Metës, të gjithë e dinë se LSI është forcë që ka bërë beteja shumë të mëdha që në fillimet e saj në emër të interesave shumë të mëdha, edhe kombëtare edhe publike

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy