
Masat për të frenuar përhapjen e koronavirusit do të vazhdojnë të jenë të njëjtat në Paris ndërkohë që është vendosur që ato të lehtësohen në pjesë të tjera të Francës, thotë kryeministri i vendit.
Edouard Philippe tha se vendi është "i ndarë në dy pjesë" për sa i përket shkallës së infeksioneve. Kufizimet do të mbesin në kryeqytet dhe në rajonet verilindore.
Franca përgatitet të lehtësojë masat e izolimit të hënën, duke lejuar që dyqanet dhe disa shkolla të rihapen.
Vendi ka pësuar një nga nivelet më të larta të vdekjeve Covid-19 në Evropë.
Më shumë se 25 800 njerëz atje kanë vdekur nga sëmundja në spitale dhe azile, por numri i rasteve të reja ka rënë ditët e fundit.
Qeveria ka lëshuar një hartë me ngjyra të vendit, duke e ndarë atë në zona të gjelbërta dhe të kuqe në varësi të shkallës së infeksionit.
Kufizimet do të lehtësohen më shumë në zonat e gjelbërta sesa në ato të kuqet, për momentin.



