Amazon zgjeron spektrin e shitjeve online, konkurrencë e fortë me kompanitë në Europë

Amazon zgjeron spektrin e shitjeve online, konkurrencë e fortë me kompanitë në Europë

Jeff Bezos e zgjeron sektorin e shitjeve online, duke u hedhur te ushqimi. Amazon bën pjesë të saj “Deliveroo”, kompani britanike që ka njoftuar sot se gjiganti i shitjeve online do të kontribuojë me 575 milionë dollarë në financimin e saj.

"Kjo do të thotë se Deliveroo ka mbledhur në total deri tani 1.53 miliardë dollarë", bëri të ditur kompania.

Amazon futet kështu masivisht në Evropë, duke i besuar investimit në një kompani, e cila në kontinentin e vjetër është në konkurrencë me Just Eat e Uber Technologies.

Shërbimi “Prime Now”, nga ana tjetër, e ka projektuar Amazon në këtë segment të tregut, duke lançuar oferta të dërgimit të ushqimit në shtëpi në qytetet më të mëdha britanike brenda dy orëve.

Kjo lëvizje e re ka sjellë edhe pasojat e para te rivalët.

Në Londër, Just Eat, konkurrenti kryesor, ka humbur 9%; në Amsterdam, Takeaway ka shënuar një rënie prej 4.6%; ndërsa në Frankurt, Delivero Hero ka rënë me 3.2%.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy