Prokuroria e Elbasanit kërkon “arrest me burg” për Sokol Mjacaj dhe 12 zyrtarët e arrestuar

Prokuroria e Elbasanit kërkon “arrest me burg” për Sokol Mjacaj dhe 12 zyrtarët e arrestuar

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar masën arrest me burg për Sokol Mjacaj dhe 12 zyrtarët e IEVP Peqin. Burime për MCN bëjnë me dije se sot është dorëzuar kërkesa në Gjykatën e Elbasanit për vleftësinë e ndalimeve dhe caktimin e masës së sigurimit.

Kujtojmë se në ngjarjen e ndodhur ditën e premte në burgun e Peqinit mbeti i vrarë me armë zjarri i dënuari Arben Lleshi, dhe u plagos shoku i tij i qelisë Indrit Shaqja. Autor i kësaj ngjarjeje dyshohet se është Sokol Mjacaj, i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çekë në vitin 2015. Pas vrasjes në burg, Mjacaj nuk ka pranuar të dorëzohet, duke kryer pengmarrje brenda IEVP, Peqin. Mirëpo, situata është normalizuar dhe Mjacaj është vetëdorëzuar me ndërhyrjen e drejtorit të burgut.

Lidhur me ngjarjen u arrestuan 11 punonjës dhe drejtori i burgut të Peqinit për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”:

-Kamber Hoxha, 59 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i IEVP Peqin;

-Q. M., 60 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë shef i Policisë së IEVP Peqin;

-N. Gj., 54 vjeç, banues në Tiranë, ish-shef i Policisë së IEVP Peqin;

-V. Sh., 37 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë shef regjimi në IEVP Peqin;

-A. D., 52 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë specialist i informacionit në sallën operative të IEVP Peqin;

-I. B., 46 vjeç, banues në Peqin, polic shërbimi i IEVP Peqin;

-F. M., 43 vjeç, banues në Lushnje, polic shërbimi i IEVP Peqin;

-F. P., 50 vjeç, banues në Belsh, polic shërbimi i IEVP Peqin;

-G. M., 49 vjeç, banues në Lushnjë, punonjës policie i IEVP Peqin;

-K. H., 44 vjeç, banues në Peqin, punonjës policie i IEVP Peqin;

-E. Ç., 36 vjeç, banues në Belsh, punonjës policie i IEVP Peqin;

-I. D., 41 vjeç, banues në Peqin, punonjës policie i IEVP Peqin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy