Shqipëria është një vend i pasur me bimësi, një pjesë prej të cilave me vlera të veçanta kurative, ndërsa nuk mungojnë as bimët endemike.
Megjithatë, një pjesë e këtyre bimëve shpesh janë të kërcënuara nga zhdukja apo dëmtimi.
“Atlasi i Florës së Shqipërisë” titullohet vepra me dy vëllime e akademikut Jani Vangjeli, së cilës, profesori i ka kushtuar shumë vite punë, por që përbën një domosdoshmëri në studimet e thelluara në “Florën e Shqipërisë” dhe që do të kontribuojë në studimet e tjera në fushën e pyjeve, kullotave, bimëve aromatike e mjekësore, farmaceutikës, leksikografisë etj.
Në një bisedë për “TemA TV”, profesor Jani Vangjeli flet për punën me këtë atlas, ku përfshihen mijëra specie bimësh spontane dhe të kultivuara. Ai pohon rëndësinë e një botimi të tillë, jo vetëm për studiuesit, por për të gjithë të interesuarit në fushën e bimësisë.



