Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta, është pyetur nga një komentues gjatë emisionit “Opinion” në lidhje me deklaratën e pak ditëve më parë në Lezhë për armatosjen e popullit.
I pyetur se ku do t’i gjente armët për të armatosur popullin pasi në Shqipëri nuk ka dyqane armësh, Meta zgjodhi të përgjigjej me një shprehje nga folklori i kohës së luftës.
“Dihet ajo shprehja, në mos kini armë gjeni, ja rrëmbeni atij qeni”, tha Meta duke iu referuar kenges labe.



