Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka nënshkruar dy ligje të miratuara nga deputetët të cilat i lejojnë të burgosurit që të bashkohen me ushtrinë në këmbim të lirimit me kusht.
Një mënyrë për të lehtësuar mungesën e vullnetarëve.
Mirëpo do të pranohen vetëm të burgosurit të cilëve u kanë mbetur vetëm tre vjet burg.
Nuk do të pranohen personat e dënuar me burgim të përjetshëm, si dhe për krime “kundër bazave të sigurisë kombëtare”, vrasje me paramendim të dy ose më shumë personave apo dhunë seksuale.



