Xhirimet e filmit më të fundit të “Mission Impossible” në Itali u ndërprenë për shkak të shpërthimit të koronavirusit në vend.
Xhirimet e filmi të shtatë të serialit duhej të zhvilloheshin në Venecia gjatë javëve të ardhshme. Por Paramount ka pezulluar gjithçka pasi Italia regjistroi përhapjen më të madhe të koronavirusit në Evropë, sipas BBC.
Ka pasur më shumë se 200 raste në vend deri më tani, përfshirë shtatë vdekje. Numri i madh rasteve të prekura e bën Italinë vendin e tretë të goditur më keq në botë pas Kinës dhe Koresë së Jugut.
Tom Cruise nuk ishte në Itali për xhirime, sipas The Hollyëood Reporter, por ekipi i punës që po bëhej gati për xhirime është dërguar në shtëpi.



