“29 korriku farsë. Gara e paracaktuar!”, Gështenja tregon ku do jetë nëse Basha zgjidhet kryetar i PD (VIDEO)

“29 korriku farsë. Gara e paracaktuar!”, Gështenja tregon ku do jetë nëse Basha zgjidhet kryetar i PD (VIDEO)

Deputeti demokrat Lefter Gështenja deklaroi në MCN Live se nëse finalizohet procesi për zgjedhjen e kryetarit të PD më 29 korrik do të jetë një proces farsë. Gështenja tha se Basha duhet të tërhiqet nga ky vendim sipas tij anti-statutor, ndërsa u shpreh se ai do të mbetet në PD pas 29 korrikut. Gështenja tha se problemi i madh i PD nuk është kush kap i pari karrigen e kryetarit, por ulja në bazë. “Kemi më shumë se një vit e gjysmë që merremi me atë çka ka ndodhur në PD. Është një situatë ndoshta e paprecedentë në 32 vite. Kemi një vit e gjysmë që përplasemi me njëri tjetrin, etiketojmë njëri tjetrin, flasim me gjuhë përbaltje me njëri tjetrin. Sot ndodhemi përballë një fakti të ri. Mbledhja e Kryesisë së datës 6, ku u mor një vendim i njëanshëm, në një situatë krejt jo normale, për të filluar procesi zgjedhor në PD, për zgjedhjen e kryetarit dhe s’u diskutua për asgjë tjetër. Kryesia u nda në dy grupe. Një pjesë që donte zgjedhjen e kryetarit me urgjencë, kishte propozuar 15 korrikun. Ndërkohë që grupi parlamentar, ku edhe unë bëj pjesë, propozuam që të kishte më së pari një proces reflektimi. Secili nga ne duhet të reflektojë për rezultatin e 14 majit. Hera e parë që harta e Shqipërisë ishte mavi, dhe ky rezultat duhet të na bëjë përgjegjës secilin nga ne. Platforma e propozuar nga deputetët ishte, e para duhet shtyrë në kohë si proces, të ishte të paktën dy apo tre muaj. Procesi duhet të fillojë nga qeliza, nga seksioni, nga baza. Shqetësimi jonë si deputetë është që nëse duam një parti qeverisëse, duhet të hapim partinë, të zbresim në terren, të afrojmë njerëz, dhe jo ta mbyllim dhe të kemi një parti më të vogël. Së pari të bashkojmë demokratët dhe pse jo gjithë opozitën. PD s’është pronë e një individi, por pronë e demokratëve dhe aset kombëtar. S’mund të trajtohet si një biznes. Kemi shtuar në platformë propozimin e Godoles që përafronte palët në aspektin kohor”, tha Gështenja. “Ka një problem nga të gjitha palët në PD, frika për zënien e vendit, frika për të ardhmen. Këto deputetë që janë në mes të garantojë që janë koherentë, janë parimorë. Nëse ne nuk respektojmë statutin, që është Kushtetuta e partisë, ne nuk shkojmë asgjëkundi. Duhet qarkullim elitash, hapja e brendshme. Unë në mbledhjen e fundit të Kryesisë këtë thashë ‘shpejtësia vret’. Ne na duhet procesi zgjedhor, por jo me patjetër kryetari. Kush e kap i pari karrigen e kryetarit është problem i madh!vProblemi kryesor është të ulemi në bazë, të diskutojmë bashkë me anëtarët, të ndërtojmë një parti model. Ky është një proces farsë. Unë kam besuar se do kishte garë, sot që flasim s’ka garë. Për të bërë diçka model duhet të bëjmë diçka të re, duke filluar nga baza. Duhet të heqim dorë nga modeli vetregjistro, vetvoto, vetnumëro. Në 32 vite s’kemi pasur asnjëherë garë reale. Për herë të parë ka pasur garë në 2013-ën dhe i ndjeri Olldashi ka pasur kontestime të forta për procesin”, shtoi ai. I pyetur se ku do të jesh nëse më 29 korrik Lulzim Basha do të rizgjidhet kryetar i PD zyrtare?, Gështenja tha: “Unë do vazhdoj të mbetem në PD. Më 29 korrik s’ka proces zgjedhor, s’do ketë zgjedhje. Nëse do finalizohet do jetë proces farsë. Basha dhe pjesa tjetër duhet të tërhiqet nga ky vendim sepse është anti-statutor. Ne po kontaktojmë të gjithë anëtarët e Këshillit Kombëtar real. Nuk ka menduar që Basha do rikthehej dhe do rikandidonte për kreun e partisë. PD sot që flasim e para ka nevojë për të bashkuar demokratët, ka nevojë për frymë të re, ekip të ri, pse jo edhe lider të ri”. Ai u shpreh se gara për kryetarin e PD është e paracaktuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy