Rodokali mes baltës dhe frikës! Banorët e Mokrës denoncojnë izolimin, braktisjen e shtetit si dhe kërcënimet që marrin sa herë ngrëne zërin

Rodokali mes baltës dhe frikës! Banorët e Mokrës denoncojnë izolimin, braktisjen e shtetit si dhe kërcënimet që marrin sa herë ngrëne zërin

Rodokali i Sipërm dhe Rodokali i Poshtëm, dy fshatra të Mokrës mes maleve të Pogradecit, po boshatisen çdo ditë nga mungesa e rrugës, ujit dhe shpresës. 

 

Në vetëm pak kilometra rrugë, banorët tregojnë historinë e një zone që prej më shumë se 30 vitesh jeton mes baltës, izolimit dhe premtimeve elektorale. 

 

Nga Katjeli deri në Homezh, afro 10 kilometra rrugë mbeten të paasfaltuara. 

 

Në dimër rruga bëhet e pakalueshme, kur kemi urgjencë nxjerrim zetorët”, tregojnë banorët, ndërsa shtojnë se për vetëm 1.5 kilometra asfalt po presin prej dekadash.

 

Në dy Rodokalet dhe Homezh kanë mbetur rreth 700 banorë, shumica pensionistë. Të rinjtë janë larguar në emigrim, sepse, siç thonë vetë ata, “po nuk ikëm jashtë, fshati nuk ka asnjë të ardhur”. Tokat janë kthyer në lëndina, kanalet vaditëse janë shkatërruar dhe bujqësia po shuhet. 

 

Dikur autokombajnat futeshin deri në arë, ndërsa sot, sipas banorëve, “nuk shkon dot as gomari”.

 

Problemet nuk mbarojnë vetëm me rrugën. Banorët denoncojnë se uji i pijshëm është i ndotur dhe i rrezikshëm për shëndetin. 

 

Në linjën e vjetër të ujit janë gjetur zhaba e gjarpërinj”, thonë ata, ndërsa linja e re e ujësjellësit prej dy vitesh nuk është vënë ende në funksion. Shumë prej tyre jetojnë vetëm me pensione minimale, ndërsa të sëmurët detyrohen të paguajnë shuma të mëdha vetëm për transportin drejt spitalit.

 

Banorët kujtojnë se në fshat kanë ardhur për premtime si Edi Rama, Ilir Meta apo deputetë të zonës, por sipas tyre vijnë vetëm për vota. 

 

Revolta e tyre shkon edhe më tej. “Këtu të djegin, të përpijnë po fole”, shprehet një banor, ndërsa një tjetër thotë se “sot është më keq se dje, armiku i klasës”. 

 

Sipas tyre, kush ngre zërin për problemet e fshatit, rrezikon të penalizohet apo të mbetet pa ndihmë ekonomike. Në fund, mes zhgënjimit dhe braktisjes, banorët e Rodokalit lëshojnë një apel të thjeshtë: “Duam rrugë, ujë dhe drita”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy