Shumica prej nesh nuk do t’i thonin jo një strategjie të re për t’u dukur më të rinj në moshë. Nëse keni disa hile, të cilat i përdorni për t’u dukur më të freskët, është koha të njiheni me një tjetër aleat: aspirina. Përveçse një qetësues i mirë i dhimbjes, ky medikament është edhe aleat i lëkurës së bukur dhe të freskët. Maskat që ju propozojmë më poshtë e kanë atë përbërësin kryesor.
Aspirinë me lëng limoni
Tre aspirina
Tri lugë lëng limoni
Përgatitja: Shkrini aspirinën në lëng limoni dhe përziejeni për të krijuar një pastë. Lani fytyrën mirë dhe lyejeni me masën e përftuar. Mbajeni për 10 minuta. Shpëlajeni me shumë ujë.
Kos, mjaltë dhe aspirinë
5 aspirina, një lugë kos, gjysmë luge mjaltë
Përgatitja: Shtypni aspirinën dhe bashkojeni me përbërësit e tjerë. Për ta aplikuar në mënyrë efektive, fillimisht vendosni për disa minuta në fytyrë një peshqir të lagur me ujë të ngrohtë. Për të hapur poret. Pasi të thani fytyrën, përhapni maskën dhe lëreni për 30 minuta. Më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë.
Maskë eksfoliuese
3 aspirina
3 lugë ujë të vakët
Përgatitja: Shkrini aspirinën në ujë dhe krijoni një pastë. Përhapeni në lëkurë të pastër dhe lëreni për 10 minuta. Më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë. / Përgatiti: Gazmira Sokoli /



