“Njeriu i Vitit në TIME? Kush tjetër veç meje?”

“Njeriu i Vitit në TIME? Kush tjetër veç meje?”

Presidenti amerikan, Donald Trump, është i bindur se do të jetë në kopertinën e revistës “Time” si njeriu i vitit 2018. Dy vjet pasi e mori këtë titull nga e njëjta revistë, kreu i Shtëpisë së Bardhë thotë se mund të jetë sërish në kopertinë.

Revista Time ka dhënë tradicionalisht në fund të çdo viti, që prej vitit 1927, çmimin Burri i Vitit, një titull që në vitin 1999 e ndryshoi në Njeriu i Vitit. Mark Zuckerberg, Angela Merkel, Vladimir Putin, Papa Françesku, Jozef Stalini, Adolf Hitleri, Barak Obama (dy herë) dhe Trump janë disa nga liderët që e kanë marrë këtë titull.

TIME thotë se ky titull nuk është një çmim, por thjesht një mënyrë për të vlerësuar një person me ndikim të fuqishëm "për më mirë ose për keq". Pavarësisht kësaj, në përgjithësi ai është konsideruar si nderim për ata që janë zgjedhur.

I pyetur të martën se kush mendonte se e meriton titullin e këtij viti, duke iu referuar vetes në vetë të tretë, Trump tha se nuk mund të imagjinonte dikë tjetër.

“Nuk imagjinoj njeri tjetër veç Trump-it. A mund të imagjinoni ju tjetër veç tij? Ë?”, tha Trump.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy