Mijëra të vaksinuar me dy dozat mbi të 50-at kanë vdekur nga Covid në Mbretërinë e Bashkuar

Mijëra të vaksinuar me dy dozat mbi të 50-at kanë vdekur nga Covid në Mbretërinë e Bashkuar

Më shumë se 2,500 të vaksinuar plotësisht mbi të 50-at kanë vdekur nga COVID-19 në muajin e kaluar në Angli, tregojnë të dhënat e reja.

Në një raport të publikuar nga analiza e Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar, zbuloi se 2,683 të vaksinuar plotësisht mbi të 50-at kanë vdekur brenda 28 ditëve nga testi pozitiv për COVID në katër javët e fundit.

Rreth 511 persona të pavaksinuar vdiqën në katër javët e fundit të COVID-19. Shifrat pasqyrojnë faktin se pjesa dërrmuese e kësaj grupmoshe ka marë të paktën dy vaksina kundër Covid.

Shkalla e vdekjeve në mesin e të pavaksinuarve është dukshëm më e lartë. Për njerëzit mbi 80 vjeç, të pavaksinuarit kanë një shkallë vdekjeje prej 125.4 për 100,000 krahasuar me 54,9 për 100,000 të vaksinuar në katër javët e fundit.

Për 70-79, hendeku është edhe më i madh, me shkallën e vdekjeve të pavaksinuara në 103.8 për 100,000 krahasuar me 16.2 për të vaksinuarit.

Në grupmoshat më të reja është raportuar një vdekje në grupmoshën 18-29 vjeç të vaksinuar plotësisht.

Megjithëse praktikisht të gjitha gjeneratat e vjetra tani janë vaksinuar me të dyja dozat, qeveria ka rritur përhapjen e vaksinave përforcuese për më të rrezikuarit.

Pothuajse 11 milionë doza të treta tani janë shpërndarë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, me 340,000 të kryera të mërkurën.

Plani B do të shihte kthimin e kërkesës së punës nga shtëpia si dhe maskat e detyrueshme në vende publike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy