Siguria rrugore ishte sot në fokus të emisionit “Fol” të gazetarit Erjon Skëndaj, ku ekspertë dhe gazetarë komentuan disa raste të ndodhur së fundmi, që kanë qenë me pasoja në jetë njerëzish.
Ekspertët dhe gazetarët u shprehën njëzëri pro vendosjes së gjobave për këmbësorët, që bëjnë shkelje të rregullores gjatë kalimit në rrugë.
Gazetari Arsen Rusta foli lidhur me situatën në rrugën e “Astirit” tha se ligjet duhet të respektonin mënyrën e jetesës së banorëve atje.
Po ashtu ai shtoi se ka ardhur koha që të gjobiten këmbësorët.
Të nesërmen e aksidentit në 'Astir', nuk kishin kaluar 12 orë nga aksidenti, dhe vazhdohej të kalohej rruga njësoj. Për fat të mirë ishin larg makinat, por s’i të mos dalësh kur sheh dy fëmijë. T’i qeshësh vdekjes në atë formë është forcë e madhe! Banorët para se të kenë një kërkesë për mbikalim dhe nënkalim, kanë një mënyrë jetese. Ligjet duhen bërë edhe duke respektuar mënyrën e jetesës. Më parë ata kalonin në mes te rrugës sepse s’ishte autostradë. Ta bëjnë ndryshe nëse ata duan zgjidhje. Le të protestojnë përditë. Por t’i dalin përpara makinave nuk shkon! Rruga e Durrësit është rruga që ka më pak aksidente sepse nuk ka akses për të kaluar. Rrugë kalim me semafor nuk ka, pjesa tjetër është e mbyllur. Ka ardhur momenti që të guxojnë dhe të gjobisin këmbësorin. Le ta bëjnë me fushatë. Nëse Saimir Tahiri s’do kishte filluar fushatë për rripin, shqiptarët s’do ta kishin vendosur kurrë rripin”.
Ndërsa eksperti i sigurisë rrugore Arben Luzi, vuri në dukje se mbikalimet nuk kanë dhënë rezultat, prandaj duhen nënkalime.
Shpejtësia 80 kilometra në orë në një qendër të banuar është vrastare. A duhet ndërhyrë në strukturën e rrugës dhe si duhet ndërhyrë? Rruga s’ka përfunduar. Nëse do dërgojmë një dron te vendi, rruga është e bllokuar. Nga punimet në rrugë kemi ngushtim të karrexhatës. Siguria rrugore a garantohet në këtë segment? Për mua si specialist i sigurisë rrugore, duhet parë projekti, fluksi i lëvizjes. Mbikalimet s’kanë dhënë rezultat. Është shumë e vështirë për moshën e thyer të ngjitesh në ato shkallë gati 90 gradë. Nënkalimet siç i ka gjithë bota, nuk të kushton gjë, një tunel betoni është. Por një mbikalim i thjeshtë. Ato urat te Lana janë të bukura, ato mund të bëhen në tre vende. Siguria rrugore konsiston këtu, t’ua bëjë të pamundur atyre që të bëjnë shkelje. Gjobat elektronike për mua s’kanë vlerë, duhen bërë në vend. Rrugët nuk prodhojnë siguri. Me sa mbaj mend unë rrugë problematike ka qenë Rruga e Kavajës. Më pas u vendosën disa gardhe dekorative dhe shikoj që numri i aksidenteve me këmbësor që ndërpresin rrugën, ka rënë shumë".
Eksperti Fisnik Ziçishti deklaroi po ashtu se ka ardhur koha që të gjobiten këmbësorët.
Ne vijmë nga një popull në kohën e monizmit, me disa makina, dhe tani kemi shkuar që çdo familje ka nga 2 makina. Duhet formuar kurrikula që në klasën e parë, që në gjimnaz. Kur nxënësit mbarojnë gjimnazin dhe janë kandidat për të marrë lejen e drejtimit. Kjo mungon edukata. Këmbësori po të bëjë kujdes…Nuk është problem vetëm te gjobat. Gjoba është masë edukuese. Ne kemi futur edhe makinat inteligjente, dronet, ku ne monitorojmë trafikun përmes këtyre mjeteve. Kemi masa administrative. Ato administrohen në bazë të ligjit dhe janë një formë edukuese. Njerëzit duhen edukuar. Në vendet e BE të vjen me postë te shtëpia gjoba. Rruga është me sinjalistikë, nëse zbatohen rregullat aksident nuk ka. Projektet nuk i bën Akademia, i bën bashkia. Ne trajnojmë. Ka ardhur koha për të vendosur gjoba për këmbësorët. Nëse ecën me të kuqe do gjobitesh”.
Gazetarja Anduena Llabani tha se në Tiranë ka të paktën 24 “hotspote” sa i takon aksidenteve.
Ne sot kemi më shumë se 24 pika të nxehta në rrugë urbane dhe interurbane. Janë karburantet, institucione shtetërore, banka, ura, rrugë, rrethkalime, degëzime, shkolla, ura, ambasada. Aksidentet rrugore kanë qenë të shpeshta edhe për shkak të këmbësorëve, që janë parë si shkak-pasoja e një aksidenti. Në lidhje me aksidentin e ‘Astirit’ dëgjova një gjë interesante nga një ekspert, në momentin që kemi një barrierë, kemi një mur, në momentin që ky mur thyhet, s’është faji i drejtuesit të automjetit, ka njerëz të papërgjegjshëm. Siguria rrugore për mua është shteti, tenderat që jepen për sigurinë e rrugëve. Në fund të ditës ne jemi viktima, ne detyrohemi të ecim në katrahurën që vendos shteti. Kam qenë gjithmonë pro gjobave për këmbësorët, sepse si unë drejtuese mjeti si këmbësorët, jemi të barabartë në rrugë”.



