
Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ka pranuar propozimin francez, që zhbllokon veton bullgare dhe i hap rrugë mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian.
Analisti nga Maqedonia e Veriut, Albert Musliu, tha sot për edicionin e lajmeve në MCN tv, se debatet dhe trazirat që shkaktoi ky propozim nga ana e VMRO-DPMNE ishin një keqpërdorim për përfitime politike, por qe nuk u arritën.
VMRO-DPMNE kërkuan refuzimin e këtij propozimi, i cili sipas tyre sjell asimilim të drejtpërdrejtë të popullit maqedonas, shantazh dhe pengim shumëvjeçar të procesit të integrimit evropian nga ana e Bullgarisë, ndërsa partia tjetër Levica, është parti pro-ruse e cila rekomandon edhe të bëhet anëtarësimi në një union eruoaziatik, me tendencë me regjimin rus.
Opozita maqedonase e keqpërdori këtë moment dhe plasi disa pakënaqësi në opinion që shkaktuan edhe këto tensuione.
VMRO-DPMNE e keqpërdori këtë moment për përfitime politike, tentoi të behët me shumicë dhe të ndërroj këtë një mua pas zgjedhjeve lokale dhe tash e inkurajuar nga ajo, tentoi të bëj ndryshime politike suke mos e marrë parasysh peshën dhe rrezikun e momentit për integrime por besoj se po i bën më shumë dëm veten sepse nuk do të ketë të lehtë bashkëpunimin me cilëndo parti shqiptare.
Nuk besoj se do të arrijnë ndonjë sukses dhe të gjenerojnë zgjedhje të parakohshme, sepse baza e narrativit që ato e përdoren në periudhën e fundit është e bazuar në lajme të rrejshme dhe nuk reflekton rolin e kornizën kushtetuese. MV nuk do ta ketë të lehtë të vazhdoj këto negociata.
Analisti Musliu, vlerëson se miratimi i propozimit francez, zhbllokon procesin integrues të vendit për në BE, si synim i vendit që me shpalljen e pavarësisë së MV në 1991.
Me vendimin e sotëm, nuk ka pengesa për mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare. Fillimi dhe hapja e kapitujve është faza e dytë e cila vjen pas skreming-ut, dhe besoj që deri atëherë edhe qëndrimet e opozitës maqedonase do të ndryshojnë.
Deputetët e opozitës maqedonase ishin të lirë të shprehnin mendimin e tyre, edhe pse ai mendim ishte ekstrem dhe shkonte në skajshmëri nacionaliste. Pavarësisht kësaj, ky vendim e zhbllokon procesin integrues dhe i mundëson MV të filloi negociatat për integrim, që është synim për këtë vend, që me shpalljen e pavarësisë së vendit, më 1991.



