Daçiç: Kemi mbështetjen e Rusisë nëse ndërhyn Amerika në dialogun me Kosovën (VIDEO)

Daçiç: Kemi mbështetjen e Rusisë nëse ndërhyn Amerika në dialogun me Kosovën (VIDEO)

Me anë të rezolutës së miratuar, Kuvendi i Kosovës ka caktuar si ekip negociues në dialogun Kosovë-Serbi, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmetin, për të arritur kështu një kompromis me Serbinë. Mirëpo për ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiç, Limaj nuk është i pranueshëm për dialog. Më tej, Daçiç ka thënë se nëse Amerika ndërhyn duke mbështetur Serbinë, ata do të kenë përkrah Rusinë.

 “Nuk ka bisedime dhe pozicione të reja, sa i përket formatit të dialogut, ky format është i qartë: është presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi. Sigurisht që nuk është Fatmir Limaj i pranueshëm. Nëse ka ndryshuar forma e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në atë mënyrë që në dialog të përfshihet edhe Amerika, atëherë pala serbe duhet të telefonojë Federatën Ruse për të marrë pjesë”.

Por Daçiç nuk ka nguruar të thumbojë edhe Bashkimin Europian pasi sipas tyre janë të pafuqishëm të detyrojnë Kosovën të tërheq taksën për mallrat e Beogeradit. Ai ka theksuar edhe një herë se vetëm heqja e tarifës do i hapë rrugën dialogut dypalësh.

Bashkimi Europian, si dhe këshilltarët e tjerë perëndimorë, janë të pafuqishëm ose pretendojnë të jenë të pafuqishëm sepse nuk mund t'i tregojnë Prishtinës që të respektojë dialogun dhe të tërheqë taksat dhe tani është e qartë se nuk ka vazhdimësi të dialogut dhe se nuk do të jetë deri në këto parakushte Kjo do të thotë se nuk ka vazhdimësi të dialogut me një pozicion të ri. Baza për bisedë me siguri nuk do të jetë një tarifë prej 100 për qind. Serbia do të insistojë që dialogu të vazhdojë vetëm kur tatimi të hiqet”.

Sakaq autoritetet zyrtare në Prishtinë njoftojnë se nuk do të ketë tërheqje të tarifës pa u njohur pavarësisa e Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy