
Luksi nuk njeh krizë as në kohë krize dhe këtë e konfirmojnë shifrat e shitjeve të Lamborghinit. Gjatë vitit 2021, kompania njofton se ka shitur 8405 makina luksi nëpër botë. Shitjet u rritën me 13% falë asaj që prodhuesi italian i makinave e quan “strategji rritjeje e shënjestruar dhe e monitoruar”.
Urus është suksesi më i madh në shitje. Super SUV me 135mim gjashtëshifror përbënte gati 60 për qind të të gjitha shitjeve në vitin 2021, me 5021 modele të dala nga fabrika në Sant'Agata Bolognese vitin e kaluar. Huracán zë vendin e dytë, me 2 586 supermakina V-10 të dorëzuara në nivel global, ndërsa V-12 Aventador ishte në vendin e tretë me një shitje më modeste prej 798 njësive.
Marka italiane gëzoi rritje dyshifrore në tre tregje kryesore vitin e kaluar. Shitjet në Amerikë dhe Azinë e Paqësorit u rritën përkatësisht me 14 përqind, ndërsa rajoni EMEA (Evropë, Lindja e Mesme, Afrikë) u rrit me 12 përqind. SHBA mbetet tregu më popullor për Lamborghini me rreth 2 472 të tilla. Vendi i origjinës së markës, Italia, ndërkohë, pati 359 dërgesa, shifër modeste, por që gjithsesi është rritje prej 3 përqind krahasuar me një vit më parë.
Rritje të shitjeve kanë parë edhe markat e tjera si Bentley, Porsche, Rolls-Royce dhe BMW.



