Deputeti socialist, Erion Braçe, thotë se pas 25 qershorit, LSI-ja do të jetë në opozitë. Në një status në “Facebook”, Braçe shkruan se zona e Lushnjës është nënvlerësuar. Deputeti socialist nuk i ka kursyer kritikat ndaj ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti, në lidhje me politikat bujqësore dhe mungesën e mbështetjes për fermerët e Lushnjës.
MESAZHI I BRAÇES
Ka diference te thelle ne Lushnje; Ne vizion, ne projekt, ne perfaqesim! Ne e duam Lushnjen dhe Divjaken nje njesi unike ekonomike ekobujqesore, turistike e kulturore; ME NJE QELLIM, TE ARDHURAT E CDO FAMILJEJE NE MYZEQE! Keta te tjeret e duan qe te jene “force e pare”me goje; Te tjere me ta apo pertej tyre, per te zgjidhur nje hall me unin, te jene deputet.
Pikerisht ketu e prej ketej ka dhe nje diference edhe me te madhe; PS DO TE KETE NE KUVEND KATER DEPUTETE PER DY BASHKI, LUSHNJEN DHE DIVJAKEN. Madje edhe dy te tjere shume prane, per te qene perhere kater apo pese deputete per Myzeqene, Lushnjen dhe Divjaken. Kerkush nuk eshte si ne ne kete qellim perfaqesimin. Opozita ka vec nje, mund te kete vec nje deputet per Lushnjen, ne dyshim dhe ai prej ligjit, ne nje akt te tmerrshem nençmimi te Lushnjes e Divjakes. Por edhe te tjeret jane kaq keq; Te bindur se shkojne drejt opozites, por me qellimin te marrin vec Nje te paret ne numer, as qe u duhet Lushnja. Diference e madhe! Keshtu do jete edhe me vote!



