Kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo ka njoftuar se do të kandidojë për presidente në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, duke iu bashkuar një liste në rritje të kundërshtarëve të Emmanuel Macron.
62-vjeçarja, vajzë e dy emigrantëve spanjollë që ikën nga diktatura e Francisco Francos është e preferuara për të fituar nominimin e partisë Socialiste.
Por kryetarja e parë grua e Parisit do të duhet të zgjerojë profilin e saj në nivel kombëtar për t'u bërë presidentja e parë grua e Francës.
Kryetarja e Parisit që nga viti 2014, hyn në garë si një figurë polarizuese, fushata e së cilës për të nxjerrë makinat nga kryeqyteti dhe për ta bërë qytetin më të gjelbër i ka ndarë banorët.



