Nervi Vagus, i njohur ndryshe si "nervi endacak", prek çdo organ në trup dhe ka një rol shumë të rëndësishëm në shëndetin tonë.
Natyropatja Adelajda Gjonaj, e ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, sqaron se nervi Vagus është komanda qendrore për funksionimin e sistemit tonë nervor.
Ky nerv është një nga nervat më të gjatë në trupin tonë dhe është i vetmi që nis nga koka, zbret poshtë në qafë, gjoks dhe abdomen.
80-90% e fibrave nervore të nervit Vagus komunikojnë gjendjen e organeve tuaja të brendshme, sidomos zemrën, mushkëritë dhe tru.
Nervi Vagus ka ndikim të drejtpërdrejtë në shumë funksione të trupit dhe luan një rol të rëndësishëm në ndjesitë që përjetojmë, përfshirë emocionet, stresin dhe frymëmarrjen.
Nervi Vagus është gjithmonë aktiv dhe lidhet ngushtë me emocionet tona. Ai është i përfshirë në shumë procese fiziologjike, përfshirë krijimin e agjitimit, ankthit dhe depresionit.
Ky nerv është shumë i ndjeshëm ndaj mënyrës se si ushqehemi dhe jetojmë. Stresi dhe mënyra jonë e të ushqyerit mund të shkaktojnë acarim të nervit Vagus, duke çuar në çrregullime të frymëmarrjes dhe rrahjeve të zemrës.
Sipas natyropates Gjonaj, dieta jonë ka një ndikim të madh në shëndetin e nervit Vagus.
Sheqeri është një nga ngacmuesit kryesorë të këtij nervi, i ndjekur nga karbohidratet e thjeshta, ushqimet fast-food, ushqimet e skuqura dhe ato të përpunuara.
Këto ushqime mund të shkaktojnë kequshqyerje dhe agjitimin e nervit Vagus, duke ndikuar negativisht në funksionimin e trupit tonë.
Një dietë e pasur me sheqer dhe karbohidrate të thjeshta mund të çrregullojë frymëmarrjen, rrahjet e zemrës dhe funksionin e organeve të tjera.
Njerëzit që vuajnë nga probleme me veshin e mesëm, urthi kronik ose çrregullime të tjera intestinale mund të kenë gjithashtu shqetësime të lidhura me nervin Vagus.
Gjonaj thekson se për të mbajtur nervin Vagus të shëndetshëm, duhet të jemi të kujdesshëm me mënyrën se si ushqehemi dhe jetojmë.
Dieta e shëndetshme dhe e balancuar, e pasur me ushqime të freskëta dhe natyrale, si perimet, frutat dhe proteina të pasura, mund të ndihmojë në mbajtjen e këtij nervi në funksion të duhur.
Po ashtu, është e rëndësishme të shmangim ushqimet e përpunuara dhe të ketë një rutinë të shëndetshme jetese, përfshirë praktikimin e teknikave të relaksimit dhe menaxhimit të stresit.



