Ata që kanë ndërmend të konsumojnë alkool në ditën e ndërrimit të viteve, është më mirë të përdorin taksi, kurse prindërit duhet të jenë ata që ndezin fishekzjarret dhe të mos i lejnë fëmijët ti ndezin. Këto janë këshillat e Gjovalin Lokës, Drejtorit të Sigurisë dhe Rendit Publik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i cili zbulon për mikrofonin e TemATV disa nga detajet e planit të masave.



