Projektbuxheti për Shëndetësinë/ Jakaj: I pamjaftueshëm në masën 3%. Dasho: Nuk është prioritet për qeverinë. Shehu: Më i varfri dhe më antisociali në Evropë

Projektbuxheti për Shëndetësinë/ Jakaj: I pamjaftueshëm në masën 3%. Dasho: Nuk është prioritet për qeverinë. Shehu: Më i varfri dhe më antisociali në Evropë

Si vlerësohet projektbuxheti i shëndetësisë për vitin 2027 dhe në çfarë mase ai u përgjigjet nevojave reale të sistemit shëndetësor në Shqipëri?.

 

Të ftuar në studion e “MCN live”, Besnik Jakaj, ish-drejtor i Institutit të Shëndetit Publik, mjeku Erion Dasho dhe Tritan Shehu, deputet i PD-së, ndanë mendimet dhe kritikat e tyre përkitazi me projektbuxhetin, duke e cilësuar atë të pamjaftueshëm për sektorin e shëndetësisë.

 

Sipas dr, Jakaj, rritja është më pak se 3%, nuk është e mjaftueshme

 

Kujt t'i referohemi që ta vlerësojmë buxhetin e vitit 2027? Deklaratës së ministres, të dhënave që kanë kaluar në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë, apo rritjes faktike? Politikanët e kanë detyrë dhe nevojë këtë gjë. Është ajo shprehja e popullit tonë: ‘kërcen prifti nga belaja’, dhe marrim terma e emërtime dhe i shesim si një zhvillim i madh në një sektor të caktuar.

Po t'i referohemi deklaratës, në vetvete problemi nuk është vetëm rritja e buxhetit, por menaxhimi i tij në tërësi, infrastruktura dhe dedikimi specifik për zërat e caktuar. Por nëse i referohemi rritjes, ajo është te 3%-shi, madje më pak se 3%, sepse diskutohet bashkë Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Po të kishte vajtur buxheti në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) në 4%, do të ishte një rritje e qenësishme. Përsëri nuk do të ishte e mjaftueshme, por do të ishte e qenësishme. Pastaj duhet analizuar si do të adresohen këto burime financiare: sa sëmundje parandalojmë në vit me këtë buxhet, sa pacientë marrin shërbim dhe sa qytetarëve u shpëtohet jeta? Sa personel shëndetësor angazhohet, përkushtohet dhe ndihet i motivuar profesionalisht e financiarisht për t'u shërbyer qytetarëve?

Në terma konkretë, nuk ka një rritje reale për buxhetin e shëndetësisë. Duhet të kuptojmë se fatkeqësisht ne nuk merremi me statistikat. Sa është sot ndryshimi i çmimeve dhe inflacioni në Shqipëri? Duhet parë numri i popullsisë që merr shërbimin shëndetësor në institucionet publike dhe çfarë të mirash u sjellim realisht qytetarëve me këtë buxhet prej 4.7 miliardë lekësh.”

 

 

Për dr. Dashon, shëndetësia vijon të mos jetë prioritet për këtë qeveri. 

 

Kemi një rritje prej 3%. Po çfarë ka ndodhur me buxhetin në përgjithësi? Është rritur me 10%. Mjafton të ndalemi te kjo shifër për të kuptuar se shëndetësia vazhdon të mos jetë prioritet për këtë qeveri. Të mos harrojmë se kjo qeveri ka ardhur në pushtet para 13 vitesh me premtimin për shëndetësi falas, ndërkohë që ky sektor është rritur vazhdimisht më pak se rritja e buxhetit të përgjithshëm.

Së dyti, edhe nëse shohim këtë rritje të shëndetësisë, një pjesë e madhe e saj u dedikohet rritjeve që vijnë nga kontributet për sigurimet shëndetësore. Ato janë trefishuar për shkak se janë rritur pagat, pasi kontributi është funksion i pagës. Nëse shohim kontributet direkte të buxhetit të shtetit për shëndetësinë, ato kanë qenë gjithmonë shumë të ulëta, me një rritje që nuk justifikon as inflacionin. Për më tepër, buxheti total përfshin edhe çështjet sociale, ndërsa rreth 60% e shpenzimeve shëndetësore paguhen direkt nga xhepi i qytetarëve.

 

 

Deputeti Shehu, nga ana e tij, pohon se sistemi shëndetësor në Shqipëri është më i varfri dhe më antisociali në Evropë.

 

Çështja është e thjeshtë. Ajo që mat dinamikën e një buxheti për një sektor të veçantë është përqindja ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Dinamika nuk llogaritet në vlerë absolute, sepse aty ndikojnë inflacioni, kursi i euros dhe elementë të tjerë që nuk shërbejnë si pika krahasuese. Pika krahasuese për vëmendjen politike të një qeverie është raporti me PBB-në.

Në shëndetësi, ky raport ngel në 3%, por duke hequr elementet sociale të cilat kapin shuma gjigante si pensionet, përkrahja sociale dhe invaliditetishohim se shëndetësia mbetet nën 3%, rreth 2.9% e PBB-së. Kaq ishte edhe vitin e kaluar, pra nuk kemi asnjë rritje dhe asnjë dinamikë. Nëse heqim edhe përqindjen që vjen nga kontributet direkte (rreth 1.1 - 1.2% e PBB-së), ngelim me vetëm 1.7% të PBB-së nga buxheti i shtetit. Vendet e rajonit tonë, si Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, e kanë këtë tregues midis 4% dhe 6%. Ne jemi vendi më i varfër në financimin e sistemit shëndetësor në rajon dhe në Evropë.

Një element tjetër është raporti midis buxhetit, rimbursimit dhe pagesave direkte nga pacienti, i cili është më i përmbysuri në Evropë. Afro 60% e shpenzimeve paguhen nga xhepi i të sëmurit, ndërsa në vendet e Bashkimit Evropian kjo shifër lëviz nga 5% deri në 19%. Kur pacienti paguan mbi 50% të vlerës së shërbimit shëndetësor, përveç kontributeve dhe taksave, ky është sistemi shëndetësor më antisocial në Evropë. Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon për vende me nivelin tonë ekonomik një financim rreth 4% të PBB-së, pa e ngatërruar me pjesën sociale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy