
Grupi i Këshilltarëve Bashkiakë të Opozitës në Bashkinë e Tiranës me anë të një letre drejtuar Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, kanë ngritur shqetësimin se është cenuar autonomia e pushtetit vendor, si dhe u margjinalizuar roli i Këshillit Bashkiak, duke u shmangur nga vendimmarrja.
Këshilltari i Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti tha në studion e lajmeve të MCN Tv se pushteti vendor është uzurpuar nga pushteti qendror duke shtuar se nuk ka asnjë precedent të këtij akti të rëndë, as në Evropë dhe as në vendin tonë.
Duke vijuar, Alimehmeti tha se Rama nuk ka ndërhyrë për zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës pasi kërkon ta kapë këtë të fundit si armë për veten e tij.
Shkresa kyçe si është emëruar Anuela Ristani e cila supozohet të jetë kryetare e Bashkisë Tiranë sot, askush nuk e ka. Këshilltarët e kanë kërkuar me shkresë zyrtare, e kanë kërkuar me e-mail, e kanë kërkuar në mbledhja. Nuk na është dhënë fjala as për procedurë. Që të jemi të qartë se ku ndodhemi. Ndërkohë që Këshilli bashkiak është organi përfaqësues i njerëzve në pushtetin vendor.
E vetmja zgjidhje që të ofron Kushtetuta, ligji, janë zgjedhjet e parakohshme ë Bashkinë e Tiranës siç ka bërë Rama në disa situata të tjera në shkelje më të vogla se këto të Veliaj, ku ka ndërhyrë me shkarkim apo kërkesë dorëheqje dhe ka ndërhyrë me zgjedhje të parakohshme.
Rama nuk e bën se mendon vetëm për mandatin e tij dhe si do të përballet ai nesër me drejtësinë. Kjo është arsyeja pse Rama nuk e bën, do të kapë Bashkinë e Tiranës si armë elektorale për veten e tij, as për partinë e tij.



