Kryeministri Rama ka kërkuar mendimin e ndjekësve në rrjetet sociale në lidhje me platformën e qeverisjes për katër vitet e ardhshme. Ai ka publikuar në “Facebook” një draft të platformës së bashkëqeverisjes, duke i ftuar ndjekësit të japin kritikat dhe sugjerimet e tyre në lidhje me të.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë draft të parë të Platformës së Bashkëqeverisjes ME TY PËR SHQIPËRINË QË DUAM, ku mirëpresim kritikat e sugjerimet tuaja për organizimin e platformës, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.



