
Presidenti amerikan Joe Biden tha se pret “një shkrirje të afërt në marrëdhëniet me Kinën”, gjatë konferencës për shtyp në fund të samitit të G7-ës në Hiroshima.
Biden tha në fund të samitit tre-ditor se bisedimet midis dy vendeve ishin mbyllur pasi një “tullumbace pa kuptim” që mbante pajisje spiunazhi fluturoi mbi Amerikën e Veriut në shkurt, përpara se të rrëzohej nga ushtria amerikane.
Presidenti amerikan siguroi gjithashtu se në Tajvan nuk ka asnjë ndryshim në lidhje me politikën “Një Kinë”.
Gjithçka ndryshoi për sa i përket bisedimeve me njëri-tjetrin. Unë mendoj se do të shihni që do të fillojë të shkrihen shumë shpejt marrëdhëniet.
Ajo që ne nuk pranojmë janë ndryshimet në status quo me përdorimin e forcës. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që t’i zgjidhin çështjet me mjete paqësore.
As nuk presim që Tajvani të shpallë pavarësinë e tij.
Biden shtoi se administrata e tij po shqyrtonte heqjen e sanksioneve kundër ministrit kinez të Mbrojtjes Li Shangfu.



