Situata politike në Kosovë/ Kurti: S’kemi kohë për mandatar të ri, po merremi me virusin

Situata politike në Kosovë/ Kurti: S’kemi kohë për mandatar të ri, po merremi me virusin

Situata e ndjerë politike në Kosovë, pas rrëzimit të qeverisë Kurti, po bën që opozita të kërkoi më ngul formimin e nje Qeverie të re. I këtij mendimi nuk është kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili gjatë një vizite që ka bërë sot në Gjilan, dhe është takuar me të parin e kësaj komune, Lutfi Hazirin, njëherit nënkryetar i LDK-së, është shprehur se Qeveria që udhëheq nuk ka kohë të merret me tema tjera politike, apo siç e quajti ai “pingpongun politik”.

 Kurti i pyetur pas takimit në lidhje me emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë së re, i kërkuar nga presidenti Hashim Thaçi, tha se ai dhe Qeveria nuk bën të shpërqendrohen nga lufta me pandeminë.

“Ne tash jemi të angazhuar maksimalisht për luftimin dhe parandalimin e pandemisë, nëse do të shpërqendrohemi nga kjo çështje do ta dobësojmë veten në këtë front jetik për qytetarët”, tha Kurti.

Ai paralajmëroi për sot një mbledhje online të kabinetit qeveritar ku do të diskutohen masat e ardhshme sa i përket mbrojtjes nga koronavirusi.

Ditë më parë, Gjykata Kushtetuese shpalli antikushtetues vendimin e Qeverisë për kufizim të lëvizjes së qytetarëve dhe ky vendim do të hyjë në fuqi më 13 prill.

Kurti njoftoi se në mbledhje e sotme do të diskutohet për masat e reja, por shtoi se Covid-19 mbetet problem i madh.

Kurti u shpreh se duhet të gjetur mënyra të reja, jo vetëm për njerëzit, por edhe për lëvizjen e bizneseve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy