Palafitet 7800 vjeçare të Linit (VIDEO)

Palafitet 7800 vjeçare të Linit (VIDEO)

Zbulimi i fundit arkeologjik në Lin të Pogradecit, i ka hapur rrugën një datimi më të hershëm historik, të vendbanimeve palafite në Europë.

Ka nisur para tre vitesh, por ende ekspedita e arkeologëve nënujorë buzë liqenit në fshatin Lin, vijon të zbulojë gjurmë arkeologjike të palafiteve, në një sipërfaqe prej 35 mijë metrash katrorë.

Drejtuesi i projektit, zvicerani Albert Hafner shpjegon se materialet e gjetura deri më tani, janë të mjaftueshme për të provuar se në Lin, është ngritur vendbanimi palafit më i vjetër në Europë, që daton 7800 vjet më parë.

Ndërsa arkeologu shqiptar, Adrian Anastasi rrëfen për MCN më shumë mbi teknikën e ndërtimit të këtyre banesave, të cilat sipas tij, shënuan lindjen e një arkitekture të re të ndërtimit, më të ndërlikuar se ajo e zbuluar deri më tani.

Një nga detajet më interesante nga gjetjet në projektin Lin 3 janë qeramikat. Arkeologu Gjipali rrëfen se ajo janë të punuara me një stil dekorativ të veçantë, që tregon edhe më shumë për mënyrën e jetesës së këtij komuniteti.

Por edhe pozicioni i banesave nuk është i paqëllimshëm. Ky komunitet ka zgjedhur të ndërtojë buzë liqenit pasi veprimtaritë e tyre ekonomike, lidheshin kryesisht me blegtorinë, bujqësinë dhe peshkimin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy