Meteorologia Anira Gjoni thotë se java nis me kushte të qëndrueshme atmosferike, por nuk do të zgjasë, pasi gjatë ditës së nesërme pritet fillim i reshjeve të shiut dhe dëborës në të gjithë territorin.
Duke folur për MCN Live, Gjoni shtoi se gjatë ditës së nesërme priten reshje të dobëta, ndërsa në Gjirokastër do të jenë mesatare.
Java do të jetë e ftohtë dhe me temperatura të ulëta. Në zonat malore temperaturat do të jenë nën zero.
Mund të ketë problematika prej ngricave, duke nisur nga e mërkura de në vijim.
Gjatë ditës së nesërme temperaturat në bregdet do të jenë 4-11 gradë, në zonat e ulëta 2 deri në 10 gradë dhe në zonat malore -4 deri në 5 gradë.
Kështu do të vijojnë temperaturat ditën e mërkurë.
Ndërkohë ditën e enjte pritet një rritje e temperaturave minimale prej dy gradësh çka do të vijojë edhe të premten.
Gjithsesi nuk do të ketë problematika nga reshjet gjatë kësaj jave.



