Mori ryshfet 600 mijë lekë, dënohet me 2 vjet burg, ish-gjyqtari Ibrahim Hoxha

Mori ryshfet 600 mijë lekë, dënohet me 2 vjet burg, ish-gjyqtari Ibrahim Hoxha

Me dy vite burg është dënuar ish-gjyqtarin, Ibrahim Hoxha, nga Krimet e Rënda.

Ish-gjyqtari u gjet fajtor për akuzën për korrupsion pasiv të ngritur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Organi i akuzës kishte kërkuar për ish-gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës Ibrahim Hoxha, i cili akuzohet se mori 600 mijë lekë për të ndryshuar një vendim gjyqësor, 3 vite burg, por  Hoxha përfiton uljen e 1 viti per shkak se ka pranuar gjykimin  e shkurtuar.

Krahas denimit prokuroria kërkoi që Hoxha të mos ushtrojë asnjë funksion publik për tre vite, ndërsa shuma e parave të konfiksohen.

Së bashku me ish-gjyqtarin prokuroria akuzon edhe  djalin e tij,  Ledjon Hoxha,  për të cilin përfaqësuesja e akuzës tha se iu provua vetëm akuza e moskallzimit të krimit dhe jo e bashkëpunëtorit.

Për këtë akuzë u kërkua si dënim 4 muaj burg i cili të konvertohet në 20 muaj në shërbim prove.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy