Rama me zyrtarë të lartë të Turqisë në Laç: Do ndërtohen 524 apartamente (VIDEO)

Rama me zyrtarë të lartë të Turqisë në Laç: Do ndërtohen 524 apartamente (VIDEO)

Kryeministri Rama, ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, zyrtarë të lartë shqiptarë dhe zyrtarë të lartë të Turqisë u bën bashkë sot në Laç, për nismën e procesit të rindërtimit.

Rama tha se në kantierin e madh të rindërtimit, do të ndërtohen 524 apartamente, 37 njësi shërbimi, 375 vendparkime dhe një qendër tregtare. Ndërkohë, zyrtarët turqë kanë falenderuar Ramën dhe Ahmetajn, për mikëpritjen e ngrohtë, siç e kanë quajtur ata.

Ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit të Turqisë, Murat Kurum, në fjalën e mbajtur sot në kantierin e Rilindjes së Laçit pas dëmeve të tërmetit, tha se presidenti Erdogan ushqen një dashuri të veçantë për Shqipërinë dhe Shqiptarët. 

“Po ju sjell përshëndetjet me dashuri dhe mirësi të presidentit tonë të nderuar Erdogan, që ushqen një dashuri të veçantë për Shqipërinë. Shkëlqesia Erdogan do na nderojë në një lidhje konferencë. Me njëherë pas tërmetit, presidenti për të shëruar plagët e tërmetit dhe për të ndërtuar këto shtëpi të reja na dha direktiva dhe porosi dhe sot dëshmojmë që e kemi mbajtur këtë premtim. Këto janë simbol. Do t’i forcojmë edhe më shumë marrëdhëniet tona.

Marrëdhëniet tona nuk janë dosido, ne për shekuj kemi lidhur shpirtërisht me vëllezërit shqiptarë. Kemi ndarë me ta çdo dhimbje, sa bukur e ka thënë Mevlan Rumiu: “Bëhu mik bëhu vëlla, sepse kur jeni bashkë e thyeni edhe hasmin. Ne e kemi pasur pranë Shqipërisë si një vend mik dhe vëlla sidomos pas tentativës për grusht shtet të organizatës terroriste FETO”, tha ai.

Presidenti i Turqisë Erdogan, përmes një video-konference është lidhur drejtpërdrejt me takimin që mbahej në Laç për procesin e rindërtimit.

Erdogan e mbajti fjalën e tij drejtpërdrejt nga Turqia dhe uroi gjithë banorët e Laçit që ti marrin sa më parë apartamentet e reja dhe të jetojnë të lumtur në to.

“Ky projekt do të kushtojë 42 milion euro. Shpresojmë që t’ua dorëzojmë sa më shpejt vëllezërve tanë që kanë humbur shtëpitë e tyre. Iu shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta vëllezërve shqiptarë që humbën familjarët e tyre.

Uroj që shtëpitë e ndërtuara për banorët e Laçit të jenë të dobishme dhe të hajrit. Uroj që të jetoni në paqe me familjet dhe gjithë të dashurit tuaj. Ju uroj shëndet”,tha ndër të tjera Erdogan.

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj u shpreh se kjo lagje do të vendosë një standard të ri jetese.

“Ky kantier ndërtimi është jo vetëm një qendër rindërtimi por edhe një simbol kuptimplotë i bashkëpunimit mes dy vendeve tona. Edhe Turqia pati një tërmet të rëndë e megjithatë miqtë tanë nuk e ndaluan ndihmën për rindërtimin këtu në Laç. Ju falenderoj për ndihmën tuaj të paçmuar. Miqtë tanë kanë qenë skeptik për shkak të punëve të lëna rrugës nga qeveritë e tjera.

Një lagje e re shembull ku do të strehohen mbi 500 familje, 37 njësi shërbimi dhe një qendër tregtare që do të ndryshojë jo vetëm fytyrën e qytetit por do të vendosë një standard të ri jetese.

Pjesa tjetër do të përfundojë në gusht të vitit të ardhshëm. Këtu ka pasur dhe ka një përrua që dikur ka qenë famëkeq por tashmë do të kthehet në pjesë të infrastrukturës moderne”, u shpreh Ahmetaj.

Zona 1 e lagjes së re financohet nga qeveria turke, zona 2 nga qeveria shqiptare.

Zona 1 ka 524 apartamente, 37 njësi shërbimi, 375 vendparkime, qendër tregtare, njësi shërbimi e infrastrukturë sipas standardeve europiane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy