
Ekeprti i IT, Eni Shtini tha sulmet kibernetike që kanë pësuar faqet qeveritare janë të vështira për tu ndaluar dhe parashikuar. Ekeperti tha se AKSHI ka bërë shkëputjen e internetit që të mos humbasin të dhënat.
Këto lloj sulmesh janë të vështira për tu ndaluar dhe parashikuar. Ky është sulm kuibernetik dhe ka filluar në 16 korrik pasdite dhe nga ora 11 AKSHI ka bërë shkëputjen e internetit. Këta të fundit janë detyruar ta shkëpusin të mos humbin të dhënat.
Zakonisht kur ndodhin sulme të tilla gjithmonë del një organizatë që merr përgjegjësinë, në Norvegji një grup pro rus doli përgjegjes për një sulm që u krye atje. Deri në këto moment nuk ka dalë asnjë grup që ka marrë fajësinë, por dimë që faqet online të qeverisë dhe shërbimet e shtetit janë të bllokuara dhe kanë qenë target për tu sulmuar, jo websitet gjenerale si ka ndodhur në Norvegji në muajt e kaluar.
Nuk jemi në fazën që websitet nuk po merren dot. Qeveria ka bërë të mundur shkëputjen e websiteve nga interneti. Nuk kemi akses ne e-Albania se është larguar interneti po kjo s’do të thotë që data basa është sulmuar. Është sulm DDOS. Është metodë e decentralizuar sulmi, nuk ka burim të vecantë sulmi, por disa burime që sulmojnë në të njejtën kohë.
Duhet të ketë një plan B. Dua të vë në pah, shqiptarët kanë perceptim, po na sulmojnë. Janë sulme që ndodhen shumë herë brenda një ditë apo viti. Në 2017 Google ka pësuar një sulm i korrdinuar mbi 6 muaj.
Shtini tha se nuk se çfarë efektesh ka pasur sulmi pasi ende nuk ka një raport nga qeveria. Eksperti duke vijuar më tej me logjikën e tij tha se gjendja do të normalizohet shpejt dhe tha se të dhënat duhet të zhvendosen në një teknologji më të re.
Nuk e dimë çfarë ka ndodhur, a ka rrjedhur informacioni, sa fort janë sulnuar shërbimet online, nuk kemi asnjë raport. Duhet të mbajmë qetësinë është sulm që ka ndodhur në Norvegji, Lituani. Besoj se shpejt do të normalizohet. Duhen gjetur zgjidhje të tjera.
Databasa ose shërbimet dhe kompanië e shtetit të bashkëpunojnë me kompanitë të tjera që ofrojnë konsulenca për t’i zhvendosur të dhënat në një teknologji më të re që funksionon si DDOS nme teknologji të decentarlizuar. Ky sulm nuk kushton pak mund të kushtojë 50, 100, 200 mijë euro.
Me përdorimin e një teknoogjie si Blockchain, kostoja për sulm bëhet më e madhe Në terma teknik, DDOS sulmon serverat e webisteve, duke i lëvizur të dhënat në Blockchain bëhet e pamundur që sulmet të mos kenë efekt kaq të madh.
Nga ky sulm besoj se po. Para ca kohësh dolën të gjitha të dhënat tona.



