
Në termocentralin bërthamor të Çernobilit po rritet sërish readioaktiviteti. Këtë e deklarojnë shkencëtarët pas një studimi i cili sugjeron se, emetimet radioaktive në një dhomë të paarritshme të termocentralit janë rritur ndjeshëm.
Në një raport nga instituti kërkimor ISPP, i cili është përgjegjës për sigurinë e reaktorit, flitet për një numër në rritje të neutroneve. Konkretisht, thuhet se ato janë rritur me 40 për qind që nga viti 2016.
Studiuesi ukrainas Maxim Saveliev nuk dëshiron të përjashtojë vetë një “aksident të ri”. Meqenëse numri i neutroneve po rritet ngadalë, do të duheshin edhe disa vjet për të gjetur një zgjidhje.
Gjithsesi edhe nëse do të kishte një shpërthim tjetër të energjisë bërthamore nuk do të ishte aq e fortë sa ajo e 1986.
‘Çernobili’ konsiderohet se është katastrofa më e madhe bërthamore në përdorimin civil të energjisë bërthamore. Si rezultat, zonat e ndotura radioaktive përreth rrënojave bërthamore u mbyllën. Kishte mijëra të vdekur dhe të plagosur. Dhjetëra mijëra u zhvendosën me forcë.



