
Gazetari Arjan Çani thotë se në Shqipëri, një pakicë e vogël është konsumatore e politikës. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Çani tha se për të parë Shqipërinë e vërtetë duhet të ndjekësh shqiptarët në fundjavë, në restorante e resorte.
Halli i Bashës është të ruajë karrigen e vet. Në një vend normal, Basha nuk do të ishte në krye të partisë. Palët janë në vendet e tyre. Janë vetëm dy faktorë jashtë loje. Populli shqyen pula dhe mish, mezi pret fundjavën. Ta dish di numrin e pulave dhe viçave, këtu bëhet nami. Është vend informal. Basha është i qetë. Dy janë aktorët që nuk dimë sa do ndikojnë në këtë lojë. Janë amerikanët që janë ata që janë dhe ende nuk po i thonë SPAK të turret diku. Ky është një vend më keq se vendet e botës së tretë në Afrikë. Kjo histori mund të gjendet në një vend të harruar të Afrikës. Duhet t’u bëjmë thirrje njerëzve që konsumojnë politikë: marrim Maqedoninë dhe Kosovën ku zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve. I thashë Shkullakut, se ai ka qenë, pati ndonjë incident, ndonjë gjë? A mund të mos flasim më për përfaqësues të popullit. Ta shohim si ndeshje ku ka ca lojtarë...Dilni në fundjavë në periferi të Tiranës dhe do të habiteni nga numri i pulave, deleve dhe viçave që hahet në këtë vend.



