Shpërthimi i fuqishëm në një pallat në Elbasan, gjendet nën rrënoja viktima e dytë

Shpërthimi i fuqishëm në një pallat në Elbasan, gjendet nën rrënoja viktima e dytë

Pas disa orë kërkimesh është gjetur trupi i viktimës së dytë nga shpërthimi i fuqishëm në një pallat në Elbasan. 

 

Hamit Ibra 69 vjeç, rezultonte i zhdukur që prej momentit të shpërthimit, ndërsa ekipet e emergjencës vijuan për 17 orë të tëra kërkimet për gjetjen e tij nën rrënojat e pallatit duke e çuar në dy numrin e viktimave.

 

Ngjarja e rëndë e pasuar nga një zjarr, që dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi, solli gjithashtu evakuimin e më shumë se 10 banorëve nga katet e larta të pallatit, mes tyre të moshuar dhe fëmijë. Për nxjerrjen e tyre në siguri u përdor edhe shkalla e emergjencës.

 

Ndërkohë, banorët që pësuan asfiksi të lehtë morën ndihmën e nevojshme mjekësore dhe, pas trajtimit, u rikthyen pranë familjarëve të tyre.

 

Shkaqet e shpërthimit mbeten ende të paqarta, ndërsa dyshimet paraprake janë për një bombol gazi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy