Gjoni: Nga e diela nisin reshjet e dobëta në vend, por temperaturat nuk ndryshojnë (VIDEO)

Gjoni: Nga e diela nisin reshjet e dobëta në vend, por temperaturat nuk ndryshojnë (VIDEO)

Anira Gjoni nga IGJEUM në një lidhje me skype për MCN Live bëri me dije se nga e diela dhe fillimi i javës së jashtme priten reshje të dobëta në vend.

 

Drupal Ad

 

 

 

Gjoni vë në dukje se temperaturat nuk do të pësojnë rënie, por mëngjeset do jenë më të ftohta.

"Presim që dita e sotme dhe e nesërme të jenë të qeta dhe të vazhdojë me motin siç ka qenë këto ditë. Me reshje të dobëta lokale në disa zona. Nesër presim që mos kemi reshje, por dita e dielë shënon sërish disa reshje të dobëta dhe lokale. Temperaturat kanë pësuar një rënie të lehtë, sidomos ato minimale të natës, dhe do të vijojnë me këtë trend. Nesër presim të ketë një rritje të temperaturave maksimale. Dita e shtunë do jetë më e favorshme për bregdetin, pasi gjatë ditës nuk presim reshje, ndërsa pasdite priten reshje të dobëta, që do vazhdojnë edhe të dielën, por nuk presim të jenë problematike. Presim që era të fryjë e lehtë, s’do shkaktojë problematika as në bregdet, as në zonat malore, sa i përket ditës së shtunë dhe të diele. E hëna dhe e marta, pritet të kenë reshje të dobëta, kryesisht në zonat malore. Pra java e jashtme nis me reshje. Temperaturat s’do pësojnë rënie. Sigurisht që mëngjeset janë më të ftohta dhe ndihen”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy