
Gjovalin Progni këngëtari i muzikës popullore të veriut i ftuar në emisionin “Zgjohu me MCN” ka folur për karrierën e tij të gjatë në muzikë ku i këndon vendlindjes.
Ai tha se kënga ka lindur bashkë me të, ndërsa në skenë është ngjitur në moshën 10-vjecare ku ka fituar dhe çmimin e parë, moment nga i cili ka nisur dhe rrugëtimi in tij në muzikë nga e cila nuk u nda më.
Krahina nga unë vijë do më shkonte më shumë të paraqitesha me veshjen epike, është krainë që ka shtrirje gjeografike një zonë e vendosur në perëndim të Tropojës dhe e rrethuar nga male. Të jem i sinqertë karakteristikë tipike e kësaj zone është se ka nxjerr shumë këngëtarë.
Rikthimi herë pas here në vendlindje të ngjall emocione të jep krenari dhe të motivon. E kam nisur këngën si me thënë kënga ka lindur me mua, ndoshta dhe nga trashëgimia familjare pasi nëna ime ka pasur një zë brilant por kanë qenë kushtet e tilla që nuk ja kanë dhënë mundësinë.
Im atë mësues ka mbaruar studimet dhe ka pasur një brez të jashtëzxakonshëm ku ka mësuar fizarmonikën i pari dhe ka sjell gramafonin, pra ishin shumë motive që kënga të lindte te ne.
Në moshën 10 vjeçare jam ngjitur për herë të parë në skenë dhe fitova vendin e parë dhe aty filloi rrugëtimi im me këngën dhe nga ai moment nuk jam shkëputur më.
Unë kam mbaruar për mësuesi biologji-kimi dhe kam punuar në Tropojë, por isha i përhershëm gjithmonë në ansamblin e zonës sepse nuk mund të hiqja dorë nga muzika.
Kam bërë një shkëputje nga kënga, pasi ardhja ime në Tiranë më bëri të angazhohesha në sektorë të tjerë dhe ngaqë isha shumë i angazhuar me punë isha i detyruar, por jam penduar që se ktheva në profesion muzikën dhe kjo pendesë më bëri që së fundmi të rikthehem me këngën ‘Plisi i bardhë’.



