Kreu i NATO-s: Presim që Izraeli të përgjigjet në mënyrë proporcionale

Kreu i NATO-s: Presim që Izraeli të përgjigjet në mënyrë proporcionale

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha të mërkurën se ndërsa Izraeli ka të drejtë të mbrohet nga sulmet, ai pret që përgjigja ndaj sulmit të Hamasit në fundjavë të jetë proporcionale.

Unë pres sigurisht që kur të shohim përgjigjet e Izraelit, ajo të jetë proporcionale dhe është e rëndësishme pasi ky konflikt duhet të bëjë gjithçka që është e mundur për të parandaluar humbjen e jetëve të civilëve të pafajshëm.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres deklaroi të mërkurën se duhet të shmanget një përhapje e konfliktit në Izrael dhe se ai është i shqetësuar për sulmet e raportuara ndaj Izraelit nga Libani jugor.

U bëj thirrje të gjitha palëve dhe atyre që kanë ndikim, që të shmangin çdo përshkallëzim dhe përhapje të mëtejshme.

Deri më tani Izraeli ka konfirmuar mbi 1200 të vrarë dhe 2400 të plagosur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy